Përfaqësuesja e Kosovës në tenis e ka fituar duelin e plejofit për inkuadrim në Grupin III në “Davis Cup”, kampionatin botëror për ekipet përfaqësuese të tenistëve.
Kosova të shtunën fitoi përballë Andorrës.
Vullnet Tashi shënoi fitore në ndeshjen e parë përballë tenistit Eric Cervos Noguer me rezultatin 2:0 në sete, 6:3 dhe 6:0.
Me rezultatin identik fitoi edhe Jasin Jakupi në ndeshjen e dytë përballë tenistit Damien Gelabert.
Ishte fitorja e katërt në po aq ndeshje të luajtura.
Kosova në garën e zonës evropiane të Grupit IV të “Davis Cup” që u zhvillua në Ulqin, fitoi ndaj Azerbajxhanit, Islandës dhe Shqipërisë.
“Davis Cup” zhvillohet në nivele.
Edhe
Kosova mposht edhe Islandën në “Davis Cup”
Më të mirat janë në nivelin e parë.
Kosova tashmë ka siguruar Grupin III, e që është niveli i katërt i “Davis Cup”.
Grupin III e ka siguruar edhe Azerbajxhani që ishte në grupin tjetër të turneut në Ulqin.