Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova ngrihet për 24 pozita në ranglistën e “Billie jean King Cup”

Fitoret e tenisteve të Kosovës ndaj Afrikës së Jugut dhe Irlandës kanë ndikuar në ngritjen e Kosovës në ranglistën e “Billie jean King Cup”, Kampionatin Botërorin në nivel përfaqësuesesh.

Kosova është ngritur për 24 pozita. Nga vendi i 76-të, Kosova ka lëvizur në pozitën e 52-të. Kosova për herë të parë ka garuar në Grupin II të Botërorit të tenisteve.

Në këtë nivel është promovuar vitin e kaluar.

jatë ngjarjes në Portugali, Kosova fitoi 3:0 ndaj Afrikës së Jugut, ndërsa u mposht me rezultat maksimal nga Lituania, Estonia dhe Gjeorgjia. Me dy fitoret e arritura, Kosova ka siguruar mbetjen në Grupin II.