Trajneri aktual i Ajaxit, Erik ten Hag, ka filluar ta mësojë anglisht në mënyrë që të rrisë shanset për të marrë drejtimin e Manchester Unitedit, shkruan “Daliy Mail”.
Ten Hagu e kishte humbur mundësinë që të emërohet në krye të Tottenhamit vitin e kaluar, pikërisht për shkak të gjuhës.
Për këtë arsye, ai ka filluar ta mësojë gjuhën angleze në mënyrë që të mos i përsëritet sërish e njëjta gjë.
Holandezi është pretendenti kryesor për ta zëvendësuar Ralf Rangnickun tek Unitedi.
Ai pritet të largohet nga Ajaxi në verë dhe për këtë janë në dijeni edhe drejtuesit e klubit holandez.