Erik ten Hag pret që standardi i tij i lartë të përmbushet te Manchester Unitedi dhe ka thënë se ai do të vendosë për transferime.
“Unë jam përgjegjësi kryesor për rezultatet. Nuk dua që të jem sundimtar, por jam i gatshëm për bashkëpunim. Megjithatë, unë i kontrolloj transferimet”, ka thënë Ten Hag për gazetën holandeze “Trouw”.
“Unë nuk do ta ndryshoj pikëpamjen time. Skuadra gjithmonë e cakton se si luan, por unë i kam kërkesat e mia dhe standardin tim. U tregoj secilit se çfarë detyrash ka, pavarësisht se kush është”, ka thënë ndër të tjerash tekniku holandez.
Artikuj të ngjashëm