Erik ten Hag ka dhënë një sinjal pozitiv për t’iu bashkuar skuadrës së Manchester Unitedit. Ai ka shtuar se shpreson që Ajaxi do ta kuptojë atë nëse vendos që ta bëj hapin e radhës në karrierën si trajner.
Ten Hag ka mbajtur bisedime zyrtare të cilat janë përshkruar si pozitive, dhe me shumë gjasë, holandezi do të jetë trajner i ri i skuadrës gjigante të Premier Leagues.
52-vjeçari, megjithatë, insiston se është i fokusuar në udhëheqjen e Ajaxit këtë edicion.
Ajaxi është në krye të tabelës në “Eredivisie”, teksa do të luajë në finale të Kupës së Holandës kundër PSV-së në muajin tjetër.