Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ten Hag paralajmëron futbollistët e Unitedit

Eric ten Hag pritet ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit

Erik ten Hag ka urdhëruar lojtarët që kanë treguar performanca të dobëta te Manchester Unitedi të nisin stërvitjet parasezonale dy javë më herët.

Ten Hag mendon se skuadra që po trashëgon do të ketë nevojë për dy javë punë rigoroze të fitnesit për t’u siguruar që lojtarët janë në gjendje të luajnë stilin e futbollit që ai kërkon.

Lojtarët e Unitedit do të kthehen për stërvitje para-sezonale më 4 korrik, por kuptohet se Ten Hag dëshiron që disa nga lojtarët e tij të rikthehen në stërvitje më 20 qershor për të rikthyer formën.

Sipas “The Mirror”, trajneri holandez ka parë ndeshjet e fundit dhe nuk ka qenë i impresionuar me nivelet e përgatitjes fizike të skuadrës. Ten Hag është i bindur se shumë nga paraqitjet e dobëta këtë sezon janë shkaktuar nga mungesa e kondicionit.