Përfaqësuesja e Anglisë ka publikuar të premten një video në rrjetet sociale se si lojtarët janë ndalur për pak minuta për t’u freskuar gjatë seancës stërvitore.
Një gjë e tillë është bërë për shkak të temperaturave të larta në Katar.
Pavarësisht faktit se Kupa e Botës në Katar do të luhet në kohën më të ftohtë në atë vend, temperaturat mbeten mbi 30 gradë celsius.
Anglia do ta luajë ndeshjen e parë të Kupës së Botës më 21 nëntor kundër Iranit.
Në Grupin B janë edhe SHBA-ja dhe Uellsi.
Artikuj të ngjashëm