Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tek Armenia synojnë fitore ndaj Kosovës

Sulmuesi i Armenisë, Artur Miranyan, ka thënë se synimi është vetëm fitorja ndaj Kosovës. Fitore armenët synojnë edhe ndaj Çekisë.

Miranyan ka theksuar se fillimisht synojnë ta kalojnë me sukses miqësoren ndaj Kosovës. Ndeshja Armeni – Kosovë luhet të premten prej orës 17:00 në Jerevan. Ndaj çekëve, armenët luajnë më 26 mars, derisa Kosova të njëjtën ditë luan kundër Hungarisë në Budapest.

“Po përgatitemi për dy ndeshjet. Stërvitjet po shkojnë shumë mirë. Gjatë kësaj kohe kemi studiuar edhe kundërshtarët. Do të bëjmë gjithçka për fitore ndaj Kosovës dhe Çekisë. Nuk ka rëndësi nëse është miqësore apo zyrtare. Synimi jonë është fitorja”, ka thënë Miranyan. Sulmuesi 28-vjeçar me Armeninë ka luajtur pesë ndeshje.

Mbrojtësi i Armenisë, Varazdat Haroyan po ashtu pret fitore ndaj Kosovës.

“Jemi duke u përgatitur mirë për ndeshjet. U bënë dy ditë prej që kemi filluar grumbullimin. Diskutuam për ndeshjen e fundit ndaj Kroacisë dhe i analizuam gabimet. Tani kemi në fokus ndeshjen ndaj Kosovës. Kemi edhe një tjetër ekip kundërshtar. Të dy përfaqësueset luajnë lojë me stil të njëjtë. Ne do të shohim në analizë, por jemi në disponim të mirë. Jemi grumbulluar dhe atmosfera është e mirë. Uroj ta mbyllim kështu”, ka thënë Haroyan. 31-vjeçari është prej lojtarëve më me përvojë te Armenia. Ka shënuar tri gola në 79 ndeshje.

Mesfushori Hovhannes Harutyunyan ka thënë se përballjet me Kosovën dhe Çekinë do të jenë test i mirë para ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Edhe Kosova do të luajë me guxim ndaj Çekisë Futboll 1 muaj më parë Kosova do të luajë me guxim ndaj Çekisë

“Nuk do të jenë përballje të lehta ato kundër Kosovës dhe Çekisë. Por do të jenë test i mirë para ndeshjeve që do t’i kemi në Ligën e Kombeve. Nuk do ta kemi të lehtë. Mund edhe ta humbin grupin”, ka thënë 24-vjeçari, i cili për Armeninë ka luajtur nëntë ndeshje.

Armenia është në Grupin 4 të Ligës C të Ligës së Kombeve së bashku me Ishujt Faroe, Maqedoninë e Veriut dhe Letoninë.