Glover Teixeira ka shënuar emrin e tij në librat e rekordeve, duke e fituar titullin e kampionit në kategorinë gjysmë të rëndë në UFC të shtunën mbrëma në Abu Dhabi.
Teixeira 42-vjeçar ka vendosur rekord të ri, duke u bërë luftëtari më i vjetër që ka fituar për herë të parë titull kampioni në UFC, raporton BBC.
Ai mposhti kampionin Jan Blachowicz. E detyroi Blachowiczin të dorëzohet në raundin e dytë.
Për Teixeiran ishte lufta e dytë për titull kampioni në UFC. Të parën e kishte pasur në vitin 2014, kur u mposht me vendim unanim nga Jon Jones.
“Po flisnim me Dana }hiten, që promovon UFC-në, se si ai thyen rregullat dhe për këtë arsye UFC është kjo që është. Unë po thyej rregullat – 42-vjeçar – dhe do të vazhdojë të thyej ato”, ka thënë Teixeira, që e ka quajtur polakun Blachowicz kampion të madh.