Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jones dominon ndaj Ganes fiton titullin e UFC-së në peshën e rëndë

Jon Jones ka bërë një rikthim triumfal në serinë UFC pas tri vjetëve. Jones ka detyruar kundërshtarin Cyril Gane që të dorëzohet duke fituar kështu titullin e kampionit në peshën e rëndë në serinë UFC të shtunën mbrëma në Las Vegas.

UFC-ja është seria më e madhe e arteve marciale të përziera.

Jones 35-vjeçar, detyroi francezin 32-vjeçar Gane që të dorëzojë meçin pas vetëm dy minutave, duke u bërë kështu kampion i UFC-së në dy kategori.

Ai ishte më herët kampion në peshën gjysmë të rëndë.

Jones vlerësohet legjendë e UFC-së.

Ai ka marrë pjesë në 16 meçe për titull në UFC dhe i ka fituar të gjitha – ndonëse triumfoi i tij i vitit 2017 kundër Daniel Cormier u kthye në “no-contest”, pasi Jones u kap me doping.

Edhe UFC, Jones nokauton kroatin Mioçiq Luftarake UFC, Jones nokauton kroatin Mioçiq

Jones i është bashkuar emrave si Conor McGregor e Cormier që kanë fituar tituj në UFC në dy kategori të ndryshme.

Pas triumfit ndaj Ganes, Jones e ftoi për duel kroatin Stipe Mioçiq.