Charles Oliveira ka fituar titullin e kampionit të peshës së lehtë në UFC, duke e mposhtur me nokaut teknik në raundin e dytë kampionin e trefishtë të serisë Bellator, Michael Chandler.
Braziliani Oliveira ka vazhduar serinë e tij të fitoreve në nëntë rresht, me triumfin në Houston të Teksasit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërballja ishte kryesorja në mbrëmjen e UFC-së në “Toyota Center” të shtunën mbrëma, ku u lejua prania e 16 mijë tifozëve.
Oliveira 31-vjeçar ishte spektakolar, ndërsa fitoi titullin që u lirua pas pensionimit të Khabib Nurmagomedovit.