Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

UFC, Pereira befason Adesanyan, ia rrëmben titullin e botës

Alex Pereira duke grushtuar Israel Adesanyan, lufta per titull UFC

Alex Pereira e ka nokautuar Israel Adesanyan duke ia rrëmbyer titullin e botës në UFC në kategorinë e mesme.

Mbrëmja e UFC-së u mbajt të shtunën mbrëma në New York.

Pereira 35-vjeçar në mënyrë spektakolare ndali Adesanyan në rundin e pestë. Ai i dha Adesanyas një sëri të grushteve, para se referi ta ndërpriste.

Braziliani ka marrë titullin, të cilin Adesanya e mbante që nga viti 2019.

“Jam stërvitur gjithë jetën për këtë. Kam punuar fortë”, ka thënë Pereira.

Edhe UFC, Adesanya rikthen titullin e botës, mposht Pereiran me nokaut të fuqishëm Sport UFC, Adesanya rikthen titullin e botës, mposht Pereiran me nokaut të fuqishëm

Pereira kishte mposhtur Adesanyan dy herë edhe në kikboks në të kaluarën.

Po në këtë mbrëmje, Zhang Weili mposhti Carla Esparzan dhe fitoi titullin në kategori kashtë.