Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Te Uruguai 12 raste pozitive me koronavirus

Skuadra e Uruguait po bëhet vatër e koronavirusit.

Te kjo përfaqësuese e futbollit kanë dalë 12 raste pozitive me virus, përfshirë edhe Luis Suarezin e Diego Rossin. Kjo ka shqetësuar edhe disa futbollistë që luajnë në elitën e futbollit italian.

Lojtarët e rinj që janë infektuar me virus janë Diego Rossi, Luis Suarez, Alexis Rolin, Matias Vina dhe Rodrigo Munoz.

Të infektuar janë edhe mjeku i ekipit, Alberto Pan, si dhe zëdhënësi për media Matias Faral. Me Covid-19 janë infektuar edhe anëtarët tjerë të delegacionit, Jorge Rey, Richard Lopez, Victor Britez dhe Emiliano Aguirre.

Në grupin e Uruguait janë edhe lojtarët e Juventusit, Rodrigo Bentancur, Digo Godin dhe Nahitan Nandez të Cagliarit, si dhe Martin Caceres i Fiorentinës.