Përzgjedhësi i përkohshëm i Uellsit, Rob Page ka thënë se nuk kanë kohë shumë për ta lavdëruar veten me kalimin në një të tetën e filanes të Evropianit, meqë sipas tij, ndaj Danimarkës i pret një ndeshje e vështirë.
Uellsi kundër Danimarkës do të luajë të shtunën në Amsterdam të Holandës.
“Nuk kemi kohë për të lavdëruar shumë veten, pasi kemi një punë për të kryer të shtunën. Është një lojë e vështirë dhe ne po e presim me padurim sidën”, ka thënë Page në një intervistë dhënë për “Sky Sports” të mërkurën.
Uellsi përfundoi i dyti në Grupin A me katër pikë. Mposhti vetëm Turqinë, ndërsa barazoi ndaj Zvicrës dhe humbi nga Italia.