Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Te St. Galleni presin shumë nga Dajaku

Leon Dajaku të enjten ka kompletuar huazimin deri në fund të sezonit nga Sunderlandi anglez.

Drejtori sportiv i klubit zviceran, Alain Sutter ka thënë se Dajaku mund t’i shërbejë shumë skuadrës në stinorin pranveror të Superligës së Zvicrës.

“Leoni mund të përdoret në pozicione të ndryshme në sulmin tonë, gjë që na jep mundësi të reja. Ai ka shumë potencial, jemi të lumtur që është pjesë e ekipit tonë deri në verë”, ka thënë Sutter, raporton “20min.ch”.

Ai më herët ka qenë pjesë e ekipit të dytë të Bayernit dhe ekipit të parë të Stuttgartit dhe Union Berlinit.

Një ndeshje ka luajtur edhe për U20 e Gjermanisë. Me Sunderlandin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.