Leon Dajaku do të jetë përforcimi më i ri i St. Gallenit. Kështu ka raportuar të enjten gazeta zvicerane “Blick” të enjten.
Ai do t’i bashkohet ekipit elitar të Zvicrës nga ekipi i Sunderlandit, që garon në kategorinë e dytë të Anglisë. Sulmuesi 21-vjeçar nuk ka shënuar asnjë gol në dhjetë ndeshje në Championship. Ai më herët ka qenë pjesë e ekipit të dytë të Bayernit dhe ekipit të parë të Stuttgartit dhe Union Berlinit.
Një ndeshje ka luajtur edhe për U20 e Gjermanisë. Me Sunderlandin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.