Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Të shtëna armësh afër fushës ku po stërvitej ekipi i Genoas

Pranë stadiumit ku stërviste Genoa, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe ekipi ka ndërpre stërvitjen deri në vendosjen e rendit dhe sigurisë.

Forcat italiane të karabinierëve kanë hapur zjarr kundër një automjeti, që rezultoi më pas i vjedhur, në aksin rrugor Genova-Pegli në autostradën “A10”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas të dhënave paraprake, automjeti i tipit “Toyota Yaris” me ngjyrë gri kishte detyruar forcat karabiniere të ngrinin një postbllok, ndërkohë që 3 ushtarë të Forcave të Armatosura mbetën të plagosur, transmeton kp.

Ushtarakët shkrepën disa herë me armë, në përpjekje për të ndalur shoferin, por dy personat që ndodheshin në automjet janë arratisur.