Gazeta e madhe gjermane, Bild, të enjten ka shkruar për talentin kosovar, Arbnor Aliu.
Aliu është kapiten i juniorëve të Schalkes, ndërsa vlerësohet shumë lartë te klubi i madh gjerman i futbollit.
“Mathias Schober është krenar për suksesin e tij. Në vitin 2017 Schalke ka firmosur me Arbnor Aliun nga Hannoveri. Schalke siguroi atë ndonëse kishte konkurrencë shumë të madhe. Është Schober që e bindi atë”, ka shkruar Bild.
Aliu luan mbrojtës i qendrës. Janë bisedat personale që e kishin bindur atë të kalonte te Schalke.
“Mbrojtësi është kapiten i U-17, luan po ashtu për ekipin e juniorëve të Gjermanisë. Lojtarë me mentalitet si të Arbnorit është vështirë të gjenden. Familja e Aliut është larguar nga Kosova për të ofruar për të ardhme më të ndritur për të tre fëmijët. Lojtari i talentuar nuk frikësohet të rrezikoj. E largon topin me qetësi dhe ndonjëherë del edhe në fushën e kundërshtarit”.
ka kontratë deri në vitin 2021, por shpejtë pritet të diskutohet për kontratë të re.