Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Te Salzburgu thonë se e kanë dhënë më të mirën

Te Salzburgu thonë se e kanë dhënë më të mirën e mundshme në humbjen 7:1 nga Bayerni, në ndeshjen e dytë të një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

Salzburgu kishte barazuar 1:1 në ndeshjen e parë në shtëpi, por u shkatërrua të martën mbrëma në Munich.

“Sot kundërshtari ishte në nivel tjetër. Ne kemi pasur disa raste por nëse nuk i konkretizon ato është e vështirë. Ne dhamë çdo gjë por nuk ishte e mjaftueshme. Nuk ka të bëjë me angazhimin, fokusin apo planin e lojës. Bayerni thjeshtë ishte më i mirë në të gjitha aspektet. Kjo është e tëra”, ka theksuar Rasmus Kristensen, mbrojtës i Salzburgut.