Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Të rinjtë që pritet të shpërthejnë në “Tokio 2020”

Foto: Olympic

Derisa kryeqendra e Japonisë, Tokio, është futur në 500 ditëshin e fundit para fillimit të Lojërave Olimpike Verore, janë disa pjesëmarrës të Lojërave Olimpike të të Rinjve që po pritet të lënë gjurmë në sportet e tyre. Disa prej tyre u parashikohet edhe të trashëgojnë legjendat e sporteve përkatëse.

Takeru Kitazono (Japoni) - gjimnastikë

Pritjet në mesin e tifozëve do të jenë të larta nëse gjimnasti 16-vjeçar nga Osaka, Takeri Kitazono, kualifikohet për “Tokio 2020”.

Kitazono fitoi pesë të arta në Lojërat Olimpike të të Rinjve vitin e kaluar në Buenos Aires, fitoi në disiplinën e përgjithshme, në dysheme, në unaza, paralele dhe shufër horizontale, shkruan “Olympic.org”, transmeton “Koha Ditore”. Në atë ngjarje ai u bë gjimnasti i parë në historinë e Lojërave Olimpike të të Rinjve që fitoi pesë tituj dhe japonezi i parë që fitoi pesë tituj individualë në një sport në çfarëdo edicioni të Lojërave Olimpike.

Ndërkohë u bë edhe gjimnasti i parë që siguroi pesë të arta qëkur këtë e arriti Vitaly Scherbo me Skuadrën e Unifikuar (ish-Bashkimin Sovjetik) në Lojërat Olimpike Verore “Barcelona 1992”.

Edhe Yjet që siguruan vendin e parë për SHBA-në Paris 2024 Yjet që siguruan vendin e parë për SHBA-në

Eduarda Santos Lisboa (Brazil) - volejboll në rërë

Më shpesh e njohur si “Duda”, Eduarda Santos Lisboa, 21-vjeçare, është yll i ri në volejbollin në rërë dhe është ngritur në pozitën e dytë në renditjen botërore të femrave së bashku me bashkëlojtaren Agatha Bednarczuk, që është 14 vjet më e vjetër dhe ka fituar të argjendtën në Lojërat Olimpike në Rio në vitin 2016.

Duda ka fituar të artën në Lojërat e të Rinjve në Nanjing më 2014 dhe nga viti 2013 deri më 2017 ajo fitoi tre tituj të botës për U-19 dhe dy për U-21. Në gusht të vitit 2018, dyshja siguroi fitoren më të madhe në karrierën e Duda's si seniore, duke fituar World Tour Finals në Hamburg të Gjermanisë.

Noah Lyles (SHBA) - atletikë

Atleti amerikan ka dalë si trashëgimtar potencial i xhamajkanit Usain Bolt në fronin olimpik. Ka pesë vjet që Lyles fitoi të artën në 200 metra në Lojërat Olimpike të të Rinjve në Nanjing dhe ai po bëhet më i shpejtë me çdo stinor të kaluar.

Edhe Botsuana në festë gjysmëditore për të artën në 200 metra Paris 2024 Botsuana në festë gjysmëditore për të artën në 200 metra

Fitoi titullin e botës për U-20 në 100 metra sprint në vitin 2016, ndërsa në verën e vitit 2018 vendosi rekorde personale duke fituar 100 metërshin në kampionatin e SHBA-së me 9.88 sekonda. Në Diamond Leaguen në Monaco vrapoi 200-metërshin për 19.65 sekonda.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)