Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Te PSG-ja pranojnë se Mbappe ka kërkuar kalimin te Reali

Kylian Mbappe

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Leonardo ka konfirmuar se sulmuesi francez ka kërkuar largimin, por ka shtuar se ekipi nga Ligue 1 ka refuzuar ofertën e parë të Real Madridit prej 160 milionë eurosh.

Madje, Leonardo nuk ka përjashtuar mundësinë që në rast të largimit të Mbappes, PSG-ja mund të bëjë një lëvizje të papritur duke e transferuar Cristiano Ronaldon. Mbappe ka kontratë me Parisin deri vitin e ardhshëm, dhe po refuzon rinovimin.

“Mbappe po dëshiron të largohet dhe kjo është e qartë tashmë. Nëse Reali bën një ofertë sipas kërkesave tona, atëherë mund të ndodhë. Mbappe ka refuzuar tashmë dy herë rinovimin e kontratës”, është shprehur Leonardo. “Ne nuk do ta mbajmë pa dëshirën e tij, por nëse largohet, atëherë do të bëhet sipas kërkesave tona. Kyliani gjithmonë ka premtuar se nuk do të largohet falas nga klubi.