Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Të përjashtuar nga loja

Kur në Mitrovicë ekzistonte një ekip i përbashkët, Bardhec Seferi dhe Tihomir Markoviq qëndronin pranë njëri-tjetrit para ndeshjes. Njëri i lutej Allahut, e tjetri Zotit. Më pas skuadra formonte një rreth dhe bëhej thirrja: “Hajde Trepça jonë, ti je kampion!”

Markoviq, portieri me fanellë numër 1, ishte shoku më i mirë i Seferit, një qendërmbrojtësi me numër 5. Gjatë gjithë atyre viteve ata ndanin një dhomë në ndeshjet si mysafir, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më tepër se 300 ndeshje Seferi i kaloi nëpër derën e hekurt të gjelbër të stadiumit në qytetin e tij në Mitrovicë, para turmës së tifozëve që përkrahnin skuadrën, dhe në përcjellje të bashkëlojtarëve me fanellat gjelbër-zi.

Deri më 25 maj të vitit 1989, në ditën e fundit të përbashkët të skuadrës. Deri në atë moment kur politika u fut në stadiumet në Kosovë.

Shtypjet serbe në këtë vend arritën edhe te skuadra e Trepçës. Bardhec Seferi, një shqiptar dhe Tihomir Markoviq, një serb, në të ardhmen nuk mund të luanin më në të njëjtën skuadër... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.