Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Te Milani nuk ka të infektuar me koronavirus

Asnjë lojtar i Milanit nuk është i infektuar me koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur klubi i madh italian i futbollit të shtunën përmes një komunikate për shtyp.

Ka pasur raportime të pakonfirmuara se lojtarë të Milanit ishin të infektuar. Dilema ka krijuar edhe një deklaratë e presidentit Paolo Scaroni.

Por Milani zyrtarisht ka njoftuar se asnjë lojtar nuk është i prekur.

“AC Milan konfirmon se duke u bazuar në testet mjekësore të kryera nga lojtarët tanë dhe nga anëtarët e stafit teknik, asnjë rast nuk ka qenë pozitiv për Covid – 19. Lojtarët do të vazhdojnë me stërvitje individuale në Milanello”, ka njoftuar Milani në faqen zyrtare.

Tri klube italiane kanë raportuar raste të reja me koronavirus pas testimeve të kryera këtë javë. Më herët drejtori i Milanit, Paolo Maldini dhe djali i tij futbollist ishin të infektuar, por që tashmë janë shëruar.