Te Llapi po i kushtojnë rëndësi shumë të madhe ndeshjes me Buduqnostin e Podgoricës, që zhvillohet të enjten mbrëma në “Fadil Vokrri”.
Buduqnosti në Podgoricë kishte fituar 2:0, ndërsa tifozët e kësaj skuadre kishin fyer dhe përqeshur shqiptarët. Këtë e ka shfrytëzuar Llapi që ka organizuar fushatë për ta mbushur stadiumin për ndeshjen e kthimit.
“Kemi punuar gjatë gjithë javës për këtë ndeshje. Është ndeshje jetike. Shpresojmë që të kalojmë sa më mirë nesër”, ka theksuar kapiteni i Llapit, Bujar Idrizi në konferencë për shtyp.
“Është ndeshje e veçantë. Është ndeshje kthyese. Kemi marrë masat të jemi gati dhe shpresojmë që të bëjmë paraqitje dinjitoze për të realizuar objektivat që i kemi në vazhdimësi”, ka theksuar trajneri Tahir Batatina. Ai thotë se gjithë shqiptarët do të bëhen bashkë për këtë ndeshje.
-
Llapi, i vendosur ta kalojë Buduqnostin, pret ndihmën e tifozëve
-
Buduqnosti pa tifozë, por me bindjen se do ta kalojë Llapin
-
Kapiteni Idrizi thotë se përkrahja e madhe po e motivon Llapin
-
Batatina beson në potencialin e ekipit për përmbysje të rezultatit
-
Llapi synon ta mbushë stadiumin, biletat prej një deri në tri euro