Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Të huajt e Bashkimit duan të shkruajnë histori

E nisi edicionin me synim modest, por po synon ta përfundojë, duke shkruar historinë - me titullin e kampionit të Kosovës në basketboll, shkruan sot Koha Ditore.

Bëhet fjalë për skuadrën e Bashkimit nga Prizreni që është kualifikuar në finalen e plejofit ku do të përballet me ekipin më të suksesshëm në Kosovë, Sigal Prishtinën që është kampione në fuqi. Për Bashkimin që nuk ka asnjë titull kampioni, kjo është finalja e parë pas edicionit 2008/09.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bashkimi në histori të klubit ka vetëm një trofe, atë të Kupës së Kosovës që e pati fituar në vitin 2002. Për dallim nga Bashkimi që po e kërkon titullin e parë, Sigal Prishtina deri më tani ka 11 tituj kampioni.

Bashkimi kur pati nisur edicionin, kishte synim që të futej në garat e plejofit dhe të arrijë të paktën deri në gjysmëfinale. Por, ekipi nga Prizreni në gjysmëfinale eliminoi ekipin e Pejës, me rezultatin e përgjithshëm 3:0, sikurse Sigal Prishtina që triumfoi ndaj Trepçës. Skuadra e Pejës dhe Trepçës kanë pasur telashe të mëdha financiare në muajt e fundit, duke mbetur pa trajnerët dhe shumicën e lojtarëve të huaj që janë larguar për shkak të mosdhënies së pagave. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.