Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se shitja e biletave për ndeshjen miqësore, Kosova – Burkina Faso, e cila zhvillohet më 24 mars, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të bëhet nëpërmjet platformës online. Shitja e biletave fillon të hënën nga ora 16:00.
Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.
Kosovës përveç me Burkina Fason, do të ndeshet edhe me Zvicrën më 29 mars.
Përzgjedhësi Alain Giresse publikoi të premten listën e të ftuarve për këto dy miqësore.
Artikuj të ngjashëm
-
FFK-ja shet bileta edhe në tetë qytete të tjera për miqësoren ndaj Burkina Faso
-
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Andorrë
-
FFK-ja njofton për shitjen e të gjitha biletave për ndeshjen në “Fadil Vokrri”
-
Dalin në shitje biletat për ndeshjen e 31 marsit - finale apo miqësore!
-
Dalin në shitje biletat për Kosovë – Zvicër