Nga Patrick Vieira deri te N'Golo Kante, lojtarët francezë kanë shijuar sukses të madh në Premier League. Vërtet, nëse Liverpooli bëhet kampion i Premier Leagues në maj, atëherë do të jetë skuadra e parë që e bën këtë që nga viti 2000 pa pasur në radhët e veta një futbollist francez.
Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, sigurisht se nuk është antifrancez. Ai ishte një nga kritikët e mëdhenj të Brexitit dhe tentoi të transferonte Nabil Fekirin nga Lyoni, një nga lojtarët që fitoi me Francën titullin e botës në vitin 2018, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.
Transferimi nuk ndodhi dhe mbetet fakt se nga 22 lojtarët që janë përdorur nga Klopp në ligë këtë stinor, shtatë janë anglezë, tre nga Brazili, dy nga Holanda dhe nga një nga Belgjika, Kameruni, Kroacia, Egjipti, Guineja, Portugalia, Senegali, Spanja, Zvicra dhe Skocia.
A do t'i japë shpresë për titull Manchester Cityt, që ka në radhët e veta qendërmbrojtësin Aymeric Laporte, të cilin e ka transferuar nga Athletic Bilbao vitin e kaluar? Historia tregon se skuadrave u duhet një francez në radhët e veta dhe Manchester City po ashtu ka edhe Benjamin Mendyn...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)