Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Te Eintrachti pranojnë që nuk e kanë pritur fitoren ndaj Barcelonës

Eintracht Frankfurti, sport, barcelona, 14 prill, futbolli

Portieri i Eintracht Frankfurtit, Kevin Trapp ka pranuar se ishte pak e besueshme që do të mposhtej Barcelona në Camp Nou.

“Jam pa fjalë. Askush nuk e ka pritur këtë, të jemi të sinqertë. Të gjithë kanë pritur që ne të vuajmë, se Barcelona do ta ketë shumicën e kohës topin në pronësi. Është dashur të shfrytëzojmë rastet dhe sonte ishim shumë efikas. Kur udhëheq 2:0 në Barcelonë dhe pranon gol, gjërat bëhen të vështira. Për këtë arsye kemi kërkuar golin e tretë”, ka thënë Trapp.

“Tani jemi në gjysmëfinale dhe duam të shkojmë sa më larg që është e mundur. Ndeshja e ardhshme do të jetë po kaq e vështirë. Kemi dëshmuar se nuk kemi pse të fshihemi nga askush. Pa dyshim, tani duam të luajmë në finale”, ka shtuar Trapp.