Të dielën në finalen e Kupës së Botës do të takohen Franca dhe Argjentina.
I njëjti ballafaqim ishte zhvilluar edhe në fazën e një të tetës së finales së Kupës së Botës në Rusi, para katër vjetësh.
Ishte prej ndeshjeve më të mira të atij kampionati.
Në fund, Franca kishte fituar 4:3, ndërsa dy gola i kishte realizuar Kylian Mbappe.
Nga një gol kishin realizuar Antoine Griezmann dhe Benjamin Pavard.
Për Argjentinën kishin realizuar Angel Di Maria, Gabriel Mercado dhe Sergio Aguero.
Artikuj të ngjashëm