Argjentina dhe Franca do të takohen për herë të 13 në përgjithësi, në të gjitha garat. Por, cila nga këto skuadra kanë shënuar sukses më të madh në ballafaqimet mes vete dhe në Botëror veçanërisht.
“Ky do të jetë ballafaqimi i katërt në Kupën e Botës mes Argjentinës dhe Francës. Argjentina i ka fituar dy prej tri ndeshjeve të fundit, por humbi 4:3 në një të tetën e finales në vitin 2018. Franca i ka fituar vetëm tri nga 12 ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Franca është e pamposhtur në 10 ndeshjet e fundit në Kupë të Botës, kundër skuadrave të Amerikës së Jugut. Ka gjashtë fitore e katër barazime. Në fakt, humbja e fundit kishte ardhur pikërisht nga Argjentina 2:1, në fazën e grupeve të vitit 1978”, shkruan BBC-ja të enjten.
Kjo do të jetë hera e 11-të në Kupë të Botës, që në finale takohen një skuadër e Amerikës së Jugut dhe një nga Evropa. Amerikano-jugorët e kanë ngritur trofeun e çmuar në shtatë prej 10 rasteve të fundit.