Te Bayer Leverkuseni janë të sigurt që Bundesliga do të vazhdojë këtë muaj, thotë drejtori sportiv i këtij klubi, Simon Rolfes.
Liga Gjermane e Futbollit ka shpresuar se vendimi do të merret më 30 prill, por një çështje ka shtyrë vendimin për vazhdim të mundshëm të futbollit për 6 maj.
“Gjëja më e rëndësishme është që kemi marrë vlerësime të mira nga politikanët për konceptin tonë për ndeshjet pa shikues”, ka thënë Rolfes për BBC.
“Qeveria mendon se ne jemi në gjendje të bëjmë këtë. Javën tjetër do të shohim çfarë vendimi do të merret. Nuk e di saktë se kur, por ne shpresojmë se do të luajmë në maj. Në mes apo në fund të majit, këtë nuk e dimë”.
Stinori në Gjermani duhet të mbyllet deri më 30 qershor për shkak të marrëveshjeve me sponsorë dhe transmetues. Javën e kaluar Liga Gjermane ka thënë se është e gatshme për të vazhduar më 9 maj, por tani 16 apo 23 maji konsiderohen data më reale.
Edhe
Rifillimi i Bundesligës më 16 maj
Kanë mbetur edhe nëntë xhiro deri në fund, ndërsa Bayerni udhëheq në tabelë. Leverkuseni është i pesti dhe kërkon vend që dërgon në Champions.
Të premten klubi tjetër i Bundesligës, Koelni ka thënë se tre pjesëtarë të këtij klubi janë testuar pozitiv për koronavirus, por stërvitja ka vazhduar ashtu si është planifikuar. Kjo ka bërë që të ketë dyshime nëse Bundesliga mund të vazhdojë shpejtë.