Stafi mjekësor i Argjentinës është i shqetësuar pasi Joaquin Correa ndjeu dhimbje në gjurin e këmbës së majtë pas fitores ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe.
Sulmuesi 28-vjeçar i Interit luajti 45 minuta në fitoren 5:0 dhe shënoi në minutë ne 60-të një gol.
Por, pas ndeshjes ai është ankuar për dhimbje në gjurin e majtë, raportoi të enjten “TyC Sports”.
Ndeshjen e parë në Kupën e Botës, Argjentina e luan më 22 nëntor kundër Arabisë Saudite. 28-vjeçari Correa ka shënuar katër gola në 19 paraqitje për Argjentinën.
Ai ka bërë tre paraqitje për vendin e tij në “Copa America” vitin e kaluar.
Artikuj të ngjashëm