Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Taulant Xhaka: Ëndrra ime është që Graniti të kthehet në Basel

Granit dhe Taulant Xhaka. Dy vëllezërit gjithmonë kanë qenë të afërt mes vete. Ata flasin për kohën e kaluar në FC Basel, për marrëdhëniet si vëllezër dhe tregojnë se çfarë do të bëjnë.

Ata u lindën dhe u rriten në Basel. Njëri prej tyre luan në Premier League: Granit Xhaka (28) fiton para te Arsenali në ishull. Tjetri, vëllai i madh i Granitit, Taulanti (29), qëndron në Zvicër. Ende e mban fanellën e ekipit ku e nisi karrierën.

Taulant Xhaka i ka luajtur mbi 280 ndeshje për FC Baselin. Dhe të tjera do t’i luajë.

Dy vëllezërit kanë shumë të përbashkëta tjera përveç futbollit.

“Jemi vetëm 18 muaj larg njëri-tjetrit në moshë, nuk jemi vetëm vëllezër, jemi po ashtu shokët më të mirë, flasim në telefon disa herë në ditë dhe mund të flasim për gjithçka”, ka thënë Graniti, që luan për Përfaqësuesen e Zvicrës, derisa vëllai i tij përfaqëson ngjyrat e Shqipërisë.

Edhe Graniti ëndërron të luajë sërish përkrah Taulantit te Baseli Sport Graniti ëndërron të luajë sërish përkrah Taulantit te Baseli

Granit është me fat që vëllai i tij u bë futbollist profesionist po ashtu. Kjo u jep mundësinë “të flasim për shumë gjëra në të njëjtën mënyrë për shkak të profesionit që e kemi”, thotë Graniti.

Por kryesisht vëllezërit Xhaka mund të flasin vetëm në telefon.

“Krahasuar me atë se kemi qenë praktikisht gjithmonë së bashku, shumë rrallë e shoh vëllain tim dhe më mungon shumë”, thotë Taulanti.

Ndeshjet në Angli luhen po ashtu gjatë ditëve festive.

“Nuk kam pushim dimëror për sezonin e pestë, pasi ne luajmë. Për këtë gjë nuk mund në të vërtetë të marrë frymë thellë”, thotë Graniti që i ka luajtur afër 200 ndeshje për “revolveristët”, dhe shënoi një gol të shkëlqyer nga gjuajtja e lirë në fitoren 3:1 kundër Chelseat, të shtunën.

Të dy mesfushorët janë të lumtur me karrierat e tyre, por tregojnë se janë përballur edhe me probleme.

“Natyrisht, kam pasur disa vështirësi kur kam qenë i ri, ka qenë sa i përket disiplinës. Por, duke u rritur edhe kam mësuar shumë”, tregon Taulant Xhaka.

Edhe Taulanti ëndërron ta udhëheqë Baselin përkrah Granitit Futboll Taulanti ëndërron ta udhëheqë Baselin përkrah Granitit

Ata gjithmonë e kanë përkrahur njëri-tjetrin. Për shembull, kur Graniti u lëndua rëndë dhe nuk është ditur se ai do të bëhej profesionist. Më pas, Taulanti ishte aty duke i thënë se “nuk duhet të dorëzohesh, por duhet të luftosh sepse e ke kualitetin që të shkosh shumë lart si profesionist”, thotë mesfushori i Baselit.

Por edhe Graniti kujdeset shumë për vëllain e tij.

“Ai është profesionist i vërtetë kur vjen puna te dhuratat”, thotë Taulanti. “Një herë kam pranuar një veturë të cilën doja ta kisha me te vërtetë – për një moment e pash se vetura qëndronte para dyerve të shtëpisë time”.

Tani të dy vëllezërit e kanë një dëshirë të madhe. Dhe kjo i bën anëtarët e FC Baselit që zemra t’iu rrah më shpejtë. Që të dy dëshirojnë të luajnë bashkë në një klub, sërish.
“Është natyrisht ëndërr që Graniti të vijë sërish në Basel dhe të luajmë së bashku edhe për disa vjet. Kemi folur për këtë gjë disa herë”.

Graniti e pranon dhe e përshkruan kohën së bashku me të në FC Basel si “shumë pozitive”.

Për momentin, megjithatë, 28-vjeçari dëshiron të koncentrohet në detyrat që i ka te Arsenali.

Edhe Xhaka e vazhdon karrierën në futboll – si trajner Futboll Xhaka e vazhdon karrierën në futboll – si trajner

Taulant Xhaka nuk mund të ishte më shumë krenar pasi vëllai i tij është yll i Premier Leagues.

“Ajo çfarë Graniti ka arritur është e jashtëzakonshme. Ai ka punuar shumë për gjithë këtë dhe e gjithë familja është shumë krenare për një gjë të tillë. Për mua dhe shumë të tjerë, ai është lojtari më i mirë i Zvicrës në futbollin profesionist”, thotë Taulanti.