Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, dëshiron më shumë tifozë në Olimpico dhe mbështetje më të madhe për futbollistët e Simone Inzaghit.
Romakët fituan bindshëm edhe këtë fundjavë në Serie A duke shkelur 6 me 1 Sassuolon.
Pavarësisht kësaj, në stadium mesatarisht po shkojnë më pak se 30 mijë tifozë dhe ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare dëshiron më shumë përkrahje.
“Tani na duhen të gjithë fansat. Ata që vijnë në Olimpico vërtetë përpiqen të jenë lojtari jonë i 12-të dhe sigurisht na sjell argëtim, por më vjen keq të vërej se shumica e stadiumit lë për të dëshiruar”, ka thënë Tare për “Correre della Sera”, transmeton Koha.net.