Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka thënë se skuadra e tij synon që sivjet të shkojë sa më larg në Ligën e Evropës, ndërsa ka konfirmuar se e ardhmja e trajnerit Simone Inzaghi është te lacialët.
“Ka pasur shumë spekulime rreth formacionet bazë, por e patë, se ne kemi respekt të madh për këtë turne, këtë lojë, dhe duam të shkojmë sa më larg që është e mundur. Për derbin do të mendojmë që nga nesër”, ka thënë Tare për Sky Sport Italia, në prag të derbit ndaj Romës në Serie A.
Ai më tutje ka shtuar se, “tani jemi në një fazë të mirë të projektit dhe do të provojmë ta përmirësojmë skuadrën për sezonin e ardhshëm. Po flasim për një projekt të madh te Lazio, dhe është pjesë e punës të shohim klubet e tjera ta vlerësojnë trajnerin tonë, por ai ka kontratë të gjatë dhe e kemi mbyllur mirë. Çdo vend që shkon ai na sheh vetëm mua dhe presidentin Claudio Lotiton”.