Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tare flet për planet e Lazios gjatë verës

Igli Tare ka pranuar se Lazio duhet t’i zgjidh disa probleme para se të transferojë lojtarë të rinj gjatë kësaj vere.

“Biancocelestët” e kanë zyrtarizuar Maurizio Sarrin si trajner të ri në vend të Simone Inzaghit.

Ish-trajneri i Chelseat dhe Juventusit nënshkroi kontratë trevjeçare me “biancocelestët” dhe është duke pritur që klubi t’i bëj transferimet e para të verës.

“Jemi duke punuar në zgjidhjen e disa problemeve që i kemi pasur në të kaluarën. Pas asaj, ne do ta forcojmë ekipin aty ku ka nevojë”, theksoi drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, gjatë konferencës për shtyp.

Sipas gazetës italiane “tuttomercatoweb”, Tare i është referuar balancave të ekipit të Lazios në shitje dhe transferime.

“Ende nuk e dimë nëse do ta prezantojmë Sarrin në Romë apo në ‘Auronzo di Cadore’”, shtoi drejtori sportiv i Lazios.