Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tare kërkon Hekuran Kryeziun te Lacio

Lacio po shijon momentin e mirë në kampionat, por ndërkohë mendon edhe për të ardhmen duke u bazuar te lojtarët e rinj, me shumë cilësi dhe potencial. Për këtë arsye në merkaton e verës bardhekaltërit do të synojnë të afrojnë në klub futbollistë që do t’i jepnin një tjetër implus grupit aktual.

Dhe mesa duket Drejtori Sportiv, Igli Tare i ka idetë e qarta se cili do të jetë një nga përforcimet e radhës në kampin italian. Bëhet fjalë për mesfushorin kosovar të Luzernës, Hekuran Kryeziu, që siç shkruajnë mediat italiane prej kohësh vëzhgohet nga drejtuesi shqiptar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

24-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2018 me skuadrën zvicerane, por Lazio këmbëngul për ta sjellë në Serie A lojtarin, aq sa në ditët e ardhshme është planifikuar një takim me agjentin e tij, Arzen Ramadani.

Megjithatë bardhekaltërit nuk janë ekipi i vetëm që duan kartonin e Kryeziut, pasi forma e mirë e lojtarit me Luzernën, ka bërë që edhe Monaco me Feyenoord të interesohen për shërbimet e tij. 24-vjeçari deri në vitin 2015 është aktivizuar me Kombetaren U-21 të Zvicrës, por më pas zgjodhi t’i bashkohet Kombetarës se Kosovës, ku ka luajtur në 5 ndeshje.