Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kryeziu e sheh të ardhmen në Serie A ose në Bundesligë

Mesfushori i Përfaqësuese së Kosovës, Hekuran Kryeziu, nuk do ta vazhdojë kontratën me skuadrën elitare të Zvicrës, Luzern, shkruan sot Koha Ditore.

24-vjeçari të ardhmen e tij e sheh në Serie A ose në Bundesligë. Dhe mediat e huaja ditëve të fundit kanë raportuar se nga skuadrat e këtyre ligave ka interesim për mesfushorin defensiv të Përfaqësueses së Kosovës. Janë përmendur skuadrat si Lazio, Bologna dhe Sampdoria.

Kryeziu në një intervistë dhënë gazetës të mërkurën nuk ka përmendur emra skuadrash, por ka thënë se është i gatshëm të bëjë hapin e madh në karrierë. Këtë mendon ta bëjë në verë, kur edhe i skadon kontrata me Luzernin. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).