Sulmuesi nga Brazili, Anderson Talisca ka rinovuar kontratën me Al-Nassr, ka njoftuar të premten ekipi nga Arabia Saudite. Me rinovimin e kontratës, Talisca do të jetë pjesë e ekipit saudit deri në vitin 2026.
Braziliani është golashënuesi më i mirë tek Al-Nassr këtë edicion me 16 gola dhe partner i Cristiano Ronaldos në sulm.
“Talisca po qëndron në Al-Nassr. Ai ka rinovuar kontratën deri në vitin 2026”, ka shkruar Al-Nassr në rrjetet sociale.
29-vjeçari prej vitit 2021 është pjesë e ekipit nga Arabia Saudite, ndërsa në Evropë ka bërë karrierë te Benfica e Beshiktashi.
Artikuj të ngjashëm