Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Talenti kosovar bashkohet me Besën e Kavajës

Talenti kosovar, Arianit Krasniqi për pesë vitet e ardhshme do ta veshë fanellën e Besës së Kavajës, transmeton Koha.net.

Mesfushori i talentuar largohet nga Trepça për t’u bashkuar me klubin nga Shqipëria, pjesë e së cilës ishin edhe emra kosovarë si Leci, Berisha, Dragusha, e Jashanica.

Arianit Krasniqi, 18 vjeçar, karakterizohet për shpejtësinë dhe fleksibilitetin që ka, dhe aftësinë për të luajtur në disa pozicione.

Ishte trajneri Fidaim Haxhiu që ishte faktori kryesor që krijoi urën lidhëse që 18 vjeçari të bashkohet me klubin nga Kavaja, Besa.