Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Talenti i Kosovës në Gjermani s’fsheh dëshirën që t’iu bashkohet “Dardanëve”

Kombëtarja e Kosovës mund ta ketë për të ardhmen një tjetër talent të rritur në Gjermani.

Bëhet fjalë për mesfushorin ofensiv, Valdrin Konjuhin i cili edicionin që përfundoi javë më parë shënoi 20 gola për gjeneratën U17 të Muenchen 1860.

Me 20 golat e shënuar ka përfunduar si realizatori i dytë më i mirë i ligës. 16-vjeçari në një intervistë të shkurtër për “Sportin në KTV”, nuk e ka fshehur dëshirën t’i mbrojë ngjyrat e Kosovës.