Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Talenti 16-vjeçar Gashjani pjesë e Llapit

Talenti i futbollit të Kosovës, 16-vjeçari Elvir Gashjani ka kaluar te skuadra e Llapit, që udhëhiqet nga Tahir Batatina.

Ai ka arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit elitar të Kosovës të hënën, ndërsa të martën në mëngjes do të prezantohet te skuadra e Llapit. Kështu ka mësuar të hënën KOHA.

Ai pritet të luaj për Llapin deri në janar të vitit të ardhshëm për ta vazhduar më pas karrierën te skuadra e Hajdukut të Splitit.

Sipas informacioneve që ka KOHA, Gashjani ka pasur oferta edhe nga Drita dhe Ballkani.

Por, ka vendosur te Llapi për shkak të mundësisë për t’u paraqitur më shumë.

Edhe Llapi synon ta shesë Gashijanin për mbi një milion euro Futboll 6 muaj më parë Llapi synon ta shesë Gashijanin për mbi një milion euro

Gashjani ka qenë për një kohë pjesë e Trepçës ’89, ndërsa së fundi ishte te 2 Korriku i Prishtinës.

Ai është reprezentues i U17 të Kosovës, ndërsa vlerësohet shpresë e madhe e futbollit kosovar.