Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Talentët që duhet ndjekur në Copa America

Muajin e kaluar, kur seleksionuesi i Perusë, Ricardo Gareca, bëri publik emrat e Përfaqësueses për Copa America, paralajmëroi të gjithë se në këtë turne do të dalë në skenë një valë e talenteve që do ta pushtojnë futbollin botëror.

Sipas tij, Amerika e Jugut gjithmonë ka nxjerrë lojtarë me famë botërore, kështu që Copa America është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë që të tregojnë aftësitë e tyre, transmeton Koha Ditore.

Përveç yjve si Lionel Messi e Luis Suarez, ekipet pjesëmarrëse janë të mbushura me talente të rinj që mezi presin rastin të pushtojnë skenën e madhe. Ka edhe emra të mëdhenj nga turnetë e kaluar, si James Rodriguez, Radamel Falcao, Arturo Vidal e shumë të tjerë. Ka yj në rritje si Richarlison i Brazilit ose Lautaro Martinez i Argjentinës.

"Sports Illustrated" ka nxjerrë pesë lojtarë më pak të njohur që pritet të tërheqin vëmendjen gjatë javëve të ardhshme në Brazil, ku do të mbahet Copa America, e që nis më 15 qershor.

Wuilker Farinez - Venezuelë

Farinez ka përfaqësuar Venezuelën në të gjitha nivelet e reja, përfshirë edhe në finalen e botërorit U-20 të mbajtur këtë vit. Portieri i talentuar ka debutuar me Përfaqësuesen A në moshën 18-vjeçare, pra para tre vjetësh.

Një vit më vonë, ai u bë portieri më i ri në histori të Venezuelës që u paraqit në ndeshje kualifikuese për botërorin "Rusia 2018" kundër Perusë. Pikërisht, Peruja do të jetë kundërshtarja e parë e Venezuelës në Copa America. Farinez, që në miqësoren e fundit ndaj SHBA-së, ka mbajtur rrjetën e pastër, ka reflekse të mahnitshme dhe reagon shpejt në situata të rrezikshme.

Tash është 21-vjeçar dhe potenciali i tij është i pafund. Së fundi është raportuar se Barcelona ka shprehur interesim për Farinezin, të cilin e sheh si portier të dytë për edicionin e ri pas gjermanit Marc-Andre ter Stegen.

Luis Diaz - Kolumbi

Sulmuesi i krahut të majtë, i talentuari Diaz, në Copa America konsiderohet si armë sekrete dhe e dobishme për ekipin e seleksionuesit Carlos Queiroz, duke siguruar produktivitet dhe vrapime dinamike në anën e tij....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm