Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Taib Kabashi merr drejtimin e Trepçës

Një prej trajnerëve më të njohur të hendbollit në vend, Taib Kabashi, do ta drejtojë Trepçën e Mitrovicës në edicionin e ardhshëm.

KH Trepça të premten ka zyrtarizuar marrëveshjen me Kabashin, që ishte deri më tani në krye të Prishtinës. Kabashi ka bërë karrierë si lojtar te Trepça, ndërsa si trajner e ka drejtuar skuadrën mitrovicase, por edhe skuadra të tjera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka punuar gjatë edhe te Prishtina, madje në disa periudha. Ka pasur suksese si me Prishtinën ashtu edhe me Trepçën.

Kabashi ka qenë edhe seleksionues i Kosovës.

Xehetarët” me angazhimin e Kabashit kanë paralajmëruar pretendime më të mëdha në edicionin e ardhshëm të Superligës së Kosovës në hendboll.