Njëri prej lojtarëve më të dalluar te skuadra e Besës në sezonin që shkoi, sulmuesi Ardit Tahiri, është transferuar nga skuadra e nënkampiones së Kosovës, Dritës.
Vet skuadra gjilanase e bëri publik lajmin në faqen zyrtare në “Facvebook”.
“FC Drita me kënaqësi ju njofton se Ardit Tahiri është lojtari më i ri i klubit tonë. Arditi është pritur nga drejtori sportiv i klubit, Valon Zumberi, i cili i ka dëshiruar mirëseardhje në klub.
Arditi vlerësohet si një futbollist me perspektivë dhe do të jetë pjesë e grupit tonë, për t’i dhënë freski dhe forcë shtesë sulmit të Dritës”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Dritës.
Tahiri i bashkohet “bardhekaltërve” gjilanas me kontratë trevjeçare.
18-vjeçari në edicionin e shkuar shënoi nëntë gola në 30 ndeshje me skuadrën pejane.