Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tahiri zyrtarizohet te Dinamo e Tiranës

Sulmuesi Ardit Tahiri është bërë me skuadër të re.

Tahiri është larguar nga Drita e Gjilanit dhe të hënën firmosi me skuadrën tiranase, Dinamo City.

“Tahiri, që luan si sulmues qendre, është pjesë e përfaqësueses U21 të Kosovës dhe ditën e sotme iu bashkua skuadrës në seancën stërvitore”, ka shkruar Dinamo. Tahiri është shquar me paraqitje të mira te skuadra gjilanase, Drita. Tani do të tentojë të shënojë gola dhe të asistojë në skuadrën me traditë nga Tirana.

Artikuj të ngjashëm