Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Taekwondisti Bajra mposhtet nga greku Telikostoglou

Taekwondisti i Kosovës, Arbër Bajra e ka humbur luftën e tij në Lojërat Evropiane që po mbahen në Krakow të Polonisë.

Bajra të dielën pësoi disfatë 2:0 nga greku, Apostolos Telikostoglou.

Raundin e parë në kategorinë deri 80 kilogramë e humbi 12:0, ndërsa të dytin 14:3. Është garuesi i vetëm i Kosovës në taekwondo.

Ndërkohë, çiklisti Samir Hasani nuk është paraqitur në garat në çiklizëm malore. Ai të premten ka pësuar lëndim gjatë përgatitjeve.