Oscar Tabarez më nuk është përzgjedhës i Përfaqësueses së Uruguait. Mediumet e huaja kanë njoftuar të premten se Tabarez është shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta që i ka pasur gjatë kampanjës kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Uruguai, aktualisht është në pozitën e shtatë në grup kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të kualifikimeve të Amerikës së Jugut.
Tabarez për 15 vjet ka qenë në krye të Uruguait, përfshirë tre Botërorët e fundit. Ai gjithashtu, e ka fituar edhe Copa American në vitin 2011.
Tabarez 74-vjeçar ka qenë në krye të Uruguait prej vitit 2006 kurse kjo ishte hera e dytë që u angazhua në krye të ekipit, të cilin e kishte udhëhequr edhe në periudhën 1988-1990.