Portieri polak, Wojciech Szczesny, ka refuzuar të luajë ndeshjen e “play-offit” për Kupën e Botës me Përfaqësuesen e Rusisë.
Portieri i Juventusit ka bërë të ditur se pas ngjarjeve në Ukrainë refuzon të dëgjojë himnin e Rusisë.
“Gruaja ime ka lindur në Ukrainë, gjaku ukrainas rrjedh nëpër venat e djalit tim, një pjesë e familjes sonë është ende në Ukrainë, shumë nga punëtorët e mi janë ukrainas dhe të gjithë janë njerëz të mrekullueshëm. Duke parë vuajtjet në fytyrat e tyre dhe frikën për vendin e tyre më bën të kuptoj se nuk mund të qëndroj pa lëvizur dhe të pretendoj se asgjë nuk ka ndodhur. Refuzoj të luaj kundër lojtarëve që zgjedhin të përfaqësojnë vlerat dhe parimet e Rusisë! Refuzoj të qëndroj në fushë, duke veshur ngjyrat e vendit tim dhe të dëgjoj himnin kombëtar të Rusisë”, shkroi Szczesny.