Para Kupës së Botës duhet të ketë një short. Pas afro tre vjetëve eliminatore, ku u luajtën 871 ndeshje nëpër botë, emrat si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo e Neymar dhe miliona tifozë nëpër botë, do të mbajnë frymën të premten.
Kush do të luajë me kë? Cili do të jetë "Grupi i Vdekjes"? Kush janë favoritët? Këto janë gjërat për të cilët të gjithë interesohen në shortin që do të hedhet të premten në Pallatin Kremlin, në Moskë, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLineker, Maradona dhe Cafu formojnë grupin drejtues të shortit
Hedhja e shortit do të nisë në orën 16:00 të premten. Ish-sulmuesi i Anglisë, Gary Lineker, dhe gazetarja ruse e futbollit Maria Komandnaya do të jenë nikoqirë të shortit dhe ata do të ndihmohen nga superyjtë e futbollit nga secili prej tetë shteteve që kanë fituar Kupën e Botës.
Në këtë grup të yjve janë: Diego Maradona (Argjentinë), Cafu (Brazil), Fabio Cannavaro (Itali), Carles Puyol (Spanjë), Gordon Banks (Angli), Laurent Blank (Francë), Diego Forlan (Uruguai) dhe Miroslav Klose (Gjermani, bartës i trofeut).
Ndihmës i shortit nga shteti nikoqir Rusia do të jetë 91-vjeçari, Nikita Simonyan, sulmuesi legjendar i Spartak Moskës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.